Kalo te përmbajtja
Historike
Personalitete

Shemseddin Sami Frashëri dhe kontributi i tij në qytetërimin islam

Gazetar, leksikograf dhe mendimtar: jeta e Shemseddin Sami Frashërit, nga Frashëri dhe Janina te “Kamus-ı Türki” dhe veprat mbi qytetërimin islam.

Fahri Avdija

2 min lexim

Shemseddin Sami Frashëri i ulur pranë tavolinës së punës me libra
Shemseddin Sami Frashëri në studion e tij.

Në analet e historisë osmane, pak figura janë aq me ndikim sa Shemseddin Samiu. Shemseddin Sami, në literaturen shqipe i njohur si Sami Frashëri, ishte i biri i Halid Beut dhe zonjës Emine. U lind me 1 qershor 1850 në fshatin Frashër të sanxhakut të Gjirokastres, që aso kohë ishte pjesë e Vilajetit të Janinës. Rrugëtimi jetësor i tij mishëron entuziazmin intelektual dhe dinamizmin kulturor të shoqërisë osmane të shekullit të 19-të. Pavarësisht se i humbi të dy prindërit në moshë të re, ai mbeti përkushtuar ndaj leximit dhe studimeve. Mësimet e hershme i mori në Frashër, ku mësoi arabishten dhe persishten nën kujdesin e Mahmud Efendi Tetovarit. Pas zhvendosjes së tij në Janinë me vëllezërit e tij, ai vazhdoi arsimin e tij në Liceun Grek Zosimea. Duke shkëlqyer në një programin shkollor që përfshinte mësimin e latinishtes, greqishtes, italishtes dhe frëngjishtes, ai demonstroi arritje të jashtëzakonshme akademike.

Shemseddin Samiu e filloi karrierën e tij gazetareske në Stamboll, në gazetën Hadika. Krahas kësaj, ai ishte themeluesi dhe kryeredaktori i gazetës Sabah. Shkrimet e tij pasqyronin jo vetëm një zotërim të gjuhës, por edhe një kuptim të mprehtë të çështjeve shoqërore dhe politikave ditore. Njëkohësisht, vepra e tij përuruese letrare, Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, i cili cilësohet si ndër romanet e para turke, shënoi jo vetëm debutimin e tij në letërsinë turke, por edhe fillimin e udhëtimit të tij letrar.

Me veprën Kāmûs-ı Türkî, që ishte fjalori i parë gjithëpërfshirës i turqishtes dhe vazhdon të përdorët edhe sot si njëri ndër fjaloret më të përsosor të turqishtës, vuri themelet e gjuhës turke moderne. Përtej arritjeve të tij letrare dhe gjuhësore, Shemseddin Samiu la gjurmë edhe në fushën kulturore dhe politike. Ai luajti një rol rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare, duke shfaqur përfshirjen e tij në lëvizjet shoqërore dhe politike.

Përveç arritjeve letrare dhe gjuhësore, Shemseddin Samiu dha një kontribut të rëndësishëm edhe në qytetërimin islam. Librat e tij “Qyteterimi Islam” dhe “Perpjekjet e Heronjëve në Përhapjen e Islamit” qëndrojnë si vepra madhore në studimet islam, duke eksploruar historinë, kulturën dhe përhapjen e Islamit. “Qyteterimi Islam” është një analizë e thellë e rolit të Islamit në zhvillimin shoqëror dhe kulturor, ndërsa “Perpjekja e Heronjëve ne Përhapjen e Islamit” ofron një perspektivë të brendshme në përpjekjet dhe sfidat që përjetuan muslimanët e hershëm në përhapjen e besimit. Këto dy vepra ofrojnë këndvështrime të thella mbi peizazhin intelektual dhe shpirtëror të qytetërimit islam, duke theksuar rolin jetësor që luajnë figurat heroike në transmetimin e mësimeve hyjnore.

Si përfundim, Shemseddin Samiu shfaqet si një figurë e shquar e Periudhës Kombëtare, kontributet e ndryshme të të cilit jehojnë në kohë. Trashëgimia e tij qëndron si një dëshmi e ndikimit të qëndrueshëm të idetë kanë mbi kulturën e një shoqërie. Përtej kësaj, veprat, përpjekjet dhe studimet e tij vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë studiuesish dhe shkrimtarësh.

Ju pëlqeu artikulli? Ndajeni me të tjerët.

Lexo edhe

Personalitete